“Frankenshtajni (Prometeu modern)” është një nga veprat e Mary Shelley dhe gjithashtu një nga veprat më të mira të letërsisë botërore, shkruan arbresh.info.
Shkrimtarja ka qenë veç 18 vjeçare kur e ka shkruar vepër dhe ka qenë hit i menjëhershëm.
Vepra shqyrton temën e krijimit me krijuesin duke për bë analogji fillimisht me mitin grek të Prometeur, e pastaj edhe me poemën e famshme të John Milton-it “Parajsa e humbur” ku bëhet krahasim i Luciferit (djallit) me përbindëshin e krijuar nga Viktor Frankenshtajn.
Vepra trajton krijimin e jetës pa pjesëmarrjen e gruas duke aluduar në historinë biblike të Krishtit.
Një nga pjesët më të veçanta është konfrontimi i Djallit(siç i referohen përbindëshit brenda veprës) dhe krijuesit të tij:
“Unë jam krijesa jote. Duhej të isha Adami yt, por jam shndërruar në engjëllin e rënë, i dëbuar pa fajin tim. Kudo që shoh lumturi përjashtohem pa arsye. Kujdesu për mua dhe bëhem prapë i virtytshëm…”
/Arbresh.info/