Një person i dyshuar ka vjedhur një çantë me rreth 5 mijë euro rreth orës 01:50 në sheshin “Shatërvan” në Prizren.
Policia njofton se brenda natës i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht policët e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale pas një rasti të raportuar të vjedhjes së ndodhur më 24.06.2025, natën, rreth orës 01:50, në Sheshin “Shatërvan” në Prizren.
Sipas raportit, personi i dyshuar A.P. dyshohet se ka vjedhur çantën e viktimës A.K., në të cilën ndodheshin rreth 5000 (pesë mijë) euro.
Pas aktivizimit të njësive policore, rreth orës 04:00, patrulla ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin në një lokal nate. Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht 2540 euro – mjete që dyshohen të jenë të vjedhura.
Në momentin e arrestimit, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai është marrë në pyetje mëngjesin e së njëjtës ditë, në prani të avokatit mbrojtës, dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes.
Për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...