Dy persona janë arrestuar në fshatin Llukar të Prishtinës pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë me gaz.
“Fsh. Llukar, Prishtinë 28.06.2025 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se të njëjtit dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja. Po ashtu nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë me gaz. Në konsultim me prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...