Nasim Haradinaj në Hagë përmend politikanët e Kosovës

15:05 | 13 Janar 2022

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj po e vazhdon dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gjatë dëshmisë se tij ai ka thënë se disave që ju ka konvenuar, organizatën e veteranëve e kanë quajtur argat të Thaçit, Rugovës e të Haradinajt, raporton arbresh.info

“ Nëse dikujt i ka konvenuar na kanë quajt argat të Hashim Thaçit, na kanë quajt argat të Ibrahim Rugovës e të Ramush Haradinajt. Na jemi kanë i vetmi të sulmuar publikisht i vetmi traget në Kosovë mbasi na i keni pru këto madje edhe nga politika”, tha Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara