Mbrojta kërkon që Salih Mustafa të kthehet në qendrën e paraburgimit

13:27 | 21 Shtator 2021

Në seancën gjyqësore e cila është duke u zhvilluar ndaj ish luftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, avokati Julious Von Bone, që mbron të akuzuarin, ka thënë se informon trupin gjykues që klienti i tij nuk dëshiron të jetë më i pranishëm në procedurën ku do do të parashtrohen pyetjet nga vetë avokati, shkruan arbresh.info.

“Parashikojë që gjatë pushimit ai të rikthehet në qendrën e paraburgimit, po e bëjë tani sesa ta bëjë më pas. Pyetjen që kam është, a është e mundur që z. Mustafa të kthehet në qendrën e paraburgimit në seancën kur unë të bëjë pyetjet. Mustafa preferon që të kthehet në qendrën e paraburgimit duke marr parasysh stresin dhe shumë faktor të tjerë të cilët kanë ndikuar, dhe dje e paraqita gjatë pushimit të drekës dhe preferojë që tani ta bëjë dhe jo në pushimin e drekës edhe unë po ju pyes”, ka thënë mbrojtja.

Në anën tjetër ZPS ka reaguar duke thënë se këto lloj gjërash nuk duhet të diskutoheshin në prani të dëshmitarit.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se deri pas pushimit të drekës Mustafa nuk mund të largohet, dhe pas pushimit të drekës do të rimblidhen në sallë dhe do tu tregojnë se si do të procedojnë.

Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara