Një adoleshente kanadeze ka fituar ‘jackpot’-in me biletën e parë që bleu në jetën e saj.
Charlie Lagarde fitoi çmimin e Lotarisë Kanadeze në 18 vjetorin e lindjes.
Ajo bleu një biletë dhe një shampanjë për të festuar ditëlindjen, por nuk ia kishte marrë mendja se do të ishte një fituese.
Lagarde fitoi 1 milionë dollarë kanadeze.
Pas fitimit të llotarisë ajo u vendos mes zgjedhjes nëse do ti merrte të gjitha paratë njeherësh, 1 milionë dollarë kanadezë (780,000) ose do të merrte çdo muaj nga 1000 dollarë për gjithë pjesën tjetër të jetës.
Pas konsultimeve me një këshilltar financiar ajo zgjodhi që të merrte çdo muaj nga 1000 dollarë sepse është pa taksa.
“Është pa taksa dhe e barabartë me vlerën 100.000 dollarë në vit dhe ky është një fillim i mbarë për një vajzë të re,”-tha zëdhënësi i koorporatës së kompanisë, Patrick Lavo.
Lagard tha se do të përdorte paratë për udhëtime dhe edukim.
“Dua të studoj për fotografi. Një nga ëndërrat e mia është të punoj për National Geography,”-tha ajo./oranews/
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës