Nëse do të bënim një përllogaritje, një banor duhet të kujdeset për 6 mace në ishullin Aoshima të Japonisë.
Ishulli mund të quhet pa frikë si ishulli i maceve pasi aty jetojnë vetëm 22 banorë dhe 120 mace.
Aoshima shtrihet në brigjet e një ishull japonez. Në të banon një komunitet i vogël dhe i moshuar, ku shumica prej tyre jeton me pagat e pensioneve.
Popullsia zyrtare është 22 banorë, por ishulli banohet nga 120 mace , gjë e cila e ka pagëzuar edhe vendin si ishulli i maceve.
Ishulli vizitohet nga shumë turistë, edhe pse nuk ka dyqane, hotele apo parqe zbavitësë. Pasuria e tij janë macet, të cilat sic duket mjaftojnë për të tërhequr vëmendjen e vizitorëve
Lidhja mes Aoshimës me pjesën tjetër të Japonisë bëhet nëpërmjet tragetit, linjë e cila shërben dy herë në ditë, por kjo nuk i frenon të dashuruarit me ishullin e maceve
” Vij këtu të relaksohem. Është qyteti i maceve dhe pastaj ishte një si shtriga e maceve që doli ti ushqente, ishte shumë zbavitëse dhe unë do të kthehem serish” thotë Makiko Yamasaki, 27 vjec.
Macet u sollën fillimisht në ishull për të gjuajtur minjtë që kishin pushtuar anijet e peshkimit. Por ato janë shumuar me kohën pasi ishulli nuk ka grabitqarë. Në kulmin e tij në ishull jetonin 900 njerëz, por gjatë 70 viteve të fundit, popullsia ka rënë pasi të rinjtë janë larguar.
Ai luajti për vite në Ligën Premier dhe tani është në gjyq p...
Kryqi i Kuq dënon sulmin që vrau tre punëtorë të tij në Donj...
SHBA masa shtesë ndaj qeverisë së Venezuelës
Sulmet izraelite vrasin 18 persona në Gaza
Shtatorja e ish-presidentit Rugova, do të vendoset dhe në Pr...
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin...