Nuk thonë kot që rastësia është “mbret i botës”.
Kjo frazë i përshtatet më së miri historisë së Nick-ut, i cili një ditë duke parë një foto të fëmijërisë me vëllezërit e tij, bën një zbulim të pabesueshëm.
Fotografia tregon atë së bashku me vëllezërit e tij duke luajtur në rërë por pas tij ndodhet një vajzë e vogël.
Nick nuk arrin tu besojë dot syve kur sheh që vajza e vogël është vajza me të cilën do të martohet më vonë.
Që të dy, Nick Wheeler e Aimee Maiden, ndodhen disa metra larg të përjetësuar në fotografi.
Në të vërtetë familjet e tyre jetonin 65 kilometra larg dhe ka qenë rastësi që të dyja palët kanë kaluar pushimet e tyre, në të njëjtin vit, në Mousehole, të Britanisë së Madhe.
Dy dekada më pas, dy fëmijët të cilët nuk njiheshin, por që rastësisht ishin shumë afër në plazh, u bënë burrë dhe grua.
Një shenjë e fatit? Nuk e dimë por ngelet një rastësi e bukur.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...