Aaron Dunbar nga Victoria e Australisë, ka mbetur i shtrirë pa ndjenja për një kohë, pasi e zuri rryma, teksa po e ndizte cigaren me një pajisje elektrike.
Në mungesë të shkrepëses, 23-vjeçari përdori këtë mjet që e bleu prej një shoku, që zakonisht përdoret prej policëve kur duan të ndalojnë keqbërësit e dhunshëm, transmeton telegrafi.
“Nuk u pendova që e përdora atë pajisje, pësova lëndime nga goditja me dyshemenë, por menjëherë më kaluan. Vazhdova të pija birra edhe më tutje”, ka thënë Dunbar.
Pamjet janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale, si një shembull që nuk duhet ndjekur në asnjë mënyrë.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...