Kompania japoneze SkyDrive Inc, ka filluar testimet e para të prototipit të veturës fluturuese që pilotohet nga njeriu.
Kjo kompani shpreson se do të mund ta bëjë demonstrimin publik të veturës gjatë kësaj vere.

Fluturimet e fundit testuese janë kryer brenda një objekti që kompania e përdor për hulumtime në Nagoya,

Siç raporton Asahi Shimbun, SkyDrive, ka bërë të ditur se vetura do të duhej të ishte e gatshme në vitin 2023, kurse prodhimi në numër të madh do të duhej të fillonte më 2026.

SkyDrive ishte themeluar nga ish-inxhinieri i Toyota, i cili ka për qëllim të nxjerr në shitje “veturën më të vogël në botë fluturuese”.

Në vitin 2017, Toyota i pati dhënë një “infuzion” kompanisë në vlerë prej rreth 350 mijë dollarë, duke shpresuar se kjo ndihmë do t’iu mundësojë të zhvillojnë veturën fluturuese.

Prototipi i veturës fluturuese është 1,5 metra e lartë dhe mbi 3,5 metra e gjatë e 3,5 e gjerë. /Telegrafi/


“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...