Një burrë pakistanez, që peshon 435 kilogramë dhe që e konsideron veten më të fortin në botë dhe që është vetëquajtur “Hulk”, është në kërkim të nuses.
Ai quhet Arbab Khizer Hayat dhe jeton në qytetin pakistanez, Mardan. 27-vjeçari është dy metër i gjatë dhe ha 38 kokrra vezë çdo mëngjes.
Ai thotë se nuk e ka pasur kurrë problem madhësinë e tij trupore, vetëm se tani e ka pak të vështirë gjetjen e një partnereje.

I riu ka shpallur një njoftim publik se po kërkon nuse e deri më tani kanë aplikuar rreth 300 gra, po asnjëra nuk i përmbush kushtet e tij, gjatësinë dhe peshën.
Frika e tij është se mos e shtypë atë që do të bëhet bashkëshortja e tij, një shqetësim i kuptueshëm për një njeri që peshon gjysmë toni.


Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit