Një djalë 27-vjeçar ka paditur prindërit e tij, pasi sipas tij ata nuk e kanë marrë pëlqimin e tij nëse do të dëshironte ose të vinte në këtë botë.
Djali nga India, besohet se është bërë pjesë e sektit “pa fëmijë”, të cilët besojnë se fëmijët nuk duhet të vuajnë gjatë jetës së tyrë, prandaj edhe nuk duhet të sillen në këtë botë, transmeton portali arbresh.info
Ai beson se prindërit nuk kanë të drejtë të lindin një fëmijë, nëse ai/ajo nuk bie dakord, përderisa vetë ka paditur prindërit që e kanë sjellur në jetë pa lejen e tij.

Çuditërisht, ai pretendon se ka një “marrëdhënie të shkëlqyeshme” me prindërit e tij.
“Unë dua t’u tregoj të gjithë fëmijëve indianë se ata nuk ju detyrohen aspak prindërve të tyre”, citohet të ketë thënë ai për mediat lokale.
Ndër të tjera ai shton se prindërit i detyrohen fëmijëve, pasi janë këta të fundit që u sjellin gëzim atyre dhe jo anasjelltas./arbresh.info/
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në