Google ADS

Biondet? Brunet? Ja kush janë më të suksesshme

19:13 | 4 Shtator 2017

Hulumtimi më i ri i bërë në Universitetin British Columbia ka treguar që femrat të cilat janë bionde kanë shanse më të mëdha të bëhen drejtoresha të ndonjë kompanie.

Hulumtimi është fokusuar në tashmë femrat ekzistuese në pozitat kryesore dhe ka përfunduar me konstatimin që së paku 48 për qind e femrave në pozitat e drejtoreshave dhe të shefeve ekzekutive janë bionde.

Krahas kësaj, 35 për qind e politikaneve janë bionde, ndërsa një numër i madh i kryetareve të klubeve nëpër fakultete gjithashtu janë bionde.

Të dhënat të cilat i kemi grumbulluar tregojnë që për femrat bionde supozohet që janë më të reja se koleget e tyre zeshkane, por ana negative është që njerëzit mendojnë që nuk janë mjaft të ashpra dhe që nuk dinë t’u kundërvihen meshkujve në punë.

Nëse femra vendos t’i ngjyrosë flokët dhe të bëhet bionde, ekziston njëfarë strategjie në zgjedhjen e saj.

Nëse “pakoja e përgjithshme” është femërore, e patheksuar dhe rinore, mund të kaloni me qasjen e pavarur dhe të ashpër e cila në të vërtetë është cilësi e meshkujve – kanë shtuar ato.

Po ky hulumtim ka treguar se si meshkujt udhëheqëset dhe politikanet bionde i konsiderojnë më atraktive se koleget zeshkane, por për ngritje page dhe pozita kryesore do t’i rekomandonin zeshkanet.

Shkurt – njerëzit më lehtë do t’i pranonin femrat të cilat i konsiderojnë skofiare, më pak të rrezikshme por të luhatshme në pozitat kryesore, sesa ato të cilat duken të ashpra, të fuqishme dhe të vendosura (si p.sh. femrat me flokë ngjyrë të errët apo të thinjura)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme