Kur prindërit tregohen të pakujdesshëm, fëmijët sidomos kur janë ende të vegjël priren të bëjnë prapësira si kjo e Muhammad Turan nga Turqia, i cili teksa luante në kuzhinë kur prindërit ishin në gjumë, ngeci në një tenxhere me presion.
Këmbët e tij të vogla nuk po dilnin prej tenxheres dhe vogëlushi “shpërtheu” në të qara. Prindërit e tij telefonuan zjarrfikësit që e shpëtuan pa lëndime 2-vjeçarin duke përdorur pajisje prerëse.
Operacioni zgjati 1 orë e gjysmë dhe në vend arriti ambulanca që të kujdesej për problemet e tij shëndetësore.
“Si mund të futet fëmija brenda një pajisje gatimi? Unë me partneren time u përpoqëm ta nxirrnim, por nuk ia dolëm. Nuk donim ta lëndonim prandaj telefonuam grupin e zjarrfikësve dhe ambulancën. Kur erdhën, më thanë se gjithçka do zgjidhet. U qetësova por kisha panik se djali qante dhe kishte frikë. Nuk ndodhi asnjë dëmtim pasi zjarrfikësit u kujdesën shumë mirë për të”, tha babai i djalit, Gökhan Turan për mediat turke./gsh/
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...