Policia e Kosovës shënon 20-vjetorin jubilar të themelimit me aktivitete të ndryshme.
Në fjalën e tij gjatë hapjes solemne, drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, tha se ata e kanë për mision t’u shërbejnë qytetarëve të Kosovës, raporton portali arbresh.info.

“Kemi filluar garat sportive, ne javën e ardhshme kemi 20-vjetorin e themelimit. U bënë 20 vjet që Policia e Kosovës konsideroj në mënyrë të suksesshme po i shërben qytetarëve të Kosovës. Jemi të përkushtuar që këtë shërbim ta bëjmë sa më të mirë në të ardhmen. Në emër të Policisë së Kosovës i uroj të gjithë pjesëtarët, si dhe gjithë qytetarëve, pasi që ky përvjetor është i të gjithëve”, u shpreh Qalaj.

Ndërkohë javën e ardhshme do të shënohen një varg aktivitetesh për nder të Ditës së Policisë./arbresh.info/

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...