Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), po merr pjesë në “Panairin Mesdhetar të Turizmit – Tirana 2017”, i cili do të jetë i hapur për dy ditë rresht, me 8 dhe 9 prill, në ExpoCity në Tiranë.
Sipas MTI-së, panairi Mesdhetar i Turizmit në Tiranë është një mundësi e shkëlqyer të cilën KIESA po e shfrytëzon për t’i njoftuar operatorët e huaj turistik dhe pjesëmarrësit e interesuar me mundësitë e shumta që Kosova ofron në fushat e eko-turizmit, trashëgimisë kulturore, turizmit dimëror, vizitave të qyteteve dhe paketave tjera të ndryshme turistike.
“Ky panair është një nga ngjarjet më të rëndësishme turistike të rajonit, dhe qëllimi kryesor i tij është promovimi i destinacioneve turistike nëpërmjet prezantimeve, konferencave dhe aktiviteteve B2B, si dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve. Panairi Mesdhetar i Turizmit- Tirana 2017 do të mbulojë gjashtë fushat kryesore të turizmit siç janë: Akomodimi, Agjencitë Turistike, Turizmi Detar, Turizmi Malor dhe Gastronominë. Krahas Kosovës, në këtë panair po marrin pjesë edhe shtetet si: Shqipëria, Kroacia, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj”, thuhet në një komuikatë të MTI-së.
Panairi është organizuar për herë të parë në Shqipëri nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”