Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë edhe një hap sa i përket promovimit dhe shitjes së prodhimeve tona në vendet rajonale dhe evropiane.
Pas prezantimit në Panairin e Bujqësisë në Berlin, ‘Green Week’, këtë herë produktet nga Kosova prezantohen në Kroaci, në Panairin Ndërkombëtar për Ekonomi, Zejtari dhe Bujqësi. Madje, Kosova është partnere në organizim bashkë me Kroacinë.
Shkelzen Dragaj, këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, z. Memli Krasniqit, thotë se në këtë panair do të prezantohen rreth 30 shtete dhe shumë organizata ndërkombëtare.
“Është padyshim një nder për neve që bashkë me Kroacinë jemi partner në organizim, aq më tepër që ky panair mbahet nën patronatin e presidentes kroate. Në këtë panair Kosova do të prezantohet me 10 kompani, ku pjesa më e madhe janë bodrumet e verës që eksportojnë sasi të madhe te verës në Kroaci, por po ashtu janë edhe kompani prodhuese dhe përpunuese të perimeve, frutave të malit, kërpudhave”, ka thënë ai.
Ky panair mbahet në data 25 deri më 28 sh kurt dhe përveç tjerash Kosova është ftuar në forumin ekonomik i cili po organizohet nga Oda Ekonomike e Kroacisë, ku mes tjerash do të diskutohet edhe çështja e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e Ekonomisë, Bujqësisë dhe sektorëve tjerë me interes të përbashkët.
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...