Papunësia problemi kryesor i ekonomisë kosovare

13:19 | 12 Tetor 2017

Papunësia është evidentuar si problemi më i madh i qytetarëve të Kosovës sipas Barometrit të Ballkanit me 67 për qind, dhe më pas vjen situata ekonomike me 62 për qind, shkruan arbresh.info.

Në vende të tjera të Ballkanit si Bosnje dhe Hercegovinë, Malin e Zi, Serbi dhe Kroaci rreth 70 për qind e banorëve besojnë se papunësia është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballen ekonomitë e tyre.

screenshot_29

Në të njejtin barometër, të dhënat tregojnë se 56 për qind e qytetarëve të Kosovës presin që vitin e ardhshëm situata financiare do të jetë më e mirë, dhe 50 për qind besojnë se edhe ekonomia e vendit do të jetë më e mirë.

screenshot_30

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), për të tretin vit me radhë, ka publikuar Barometrin e Ballkanit, një hulumtim vjetor i opinionit të publikut dhe bizneseve në shtetet e Ballkanit: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni dhe Serbi. Në këtë edicion janë përfshirë 8000 qytetarë dhe 1600 kompani.

Barometri i Ballkanit 2017 ofron të dhënat e mbledhura dhe të analizuara në një sërë fushash tematike dhe paraqet përcepcionin aktual për aspiratat dhe pritjet e popullsisë dhe komunitetit biznesor të Evropës Jug-Lindore për jetën, tregun e punës, trendet socio-ekonomike dhe politike si dhe integrimin evropian.

Ndër indikatorët e matur, Barometri i Ballkanit 2017 sjellë edhe vlerësimin e besueshmërisë në institucionet publike dhe përcepcionin përkitazi me pavarësinë e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara