Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë raportin hulumtues me temë “Përgatitja profesionale për tregun e punës: analizë e sektorit privat të shërbimeve”.
Të dhënat zyrtare tregojnë se papunësia e rinisë nga 15 deri 24 vjeç arrin në 52.2%, ndërkaq mesatarja e përgjithshme e papunësisë është 28.7%, duke bërë Kosovën njërin ndër vendet me papunësinë më të lartë në Evropë.
Përveç mungesës së vendeve të reja të punës, në Kosovë ekziston edhe një mospërputhje mes kërkesave të tregut të punës dhe shkollimit e aftësimit profesional të punëkërkuesve.
Instituti GAP ka bërë një hulumtim i cili tregon se sa sektori privat has në vështirësi për rekrutimin e punëtorëve të kualifikuar.
Hulumtimi është fokusuar vetëm në industrinë e shërbimeve në sektorin privat, duke analizuar sfidat për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar tek qendrat e thirrjes, kompanitë për përkthim dhe interpretim, kompanitë e kontabilitetit dhe auditimit, kompanitë për marketing, ato të shërbimeve juridike, e të ngjashme.
Ky studim ofron disa rekomandime për mbushjen e boshllëkut mes kërkesave të tregut të punës dhe përgatitjes profesionale.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit