Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën Anders Wollter, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e financave dhe regjistrimit të pronave, transmeton arbresh.info.
Ministri Hamza e falënderoi Anders Wollter për ndihmën dhe kontributin e tij dhe të shtetit Suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, për projekte që finacohen nga shteti suedez, në veçanti për projetin ”Protax2” që është në kuadër të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, si dhe e njoftoi atë edhe me procesin e përfundimit të miratimit të Ligjit të ri të tatimit në pronë nga Kuvendi i Kosovës si dhe për fillimin e përgatitjeve të udhëzimeve administrative që derivojnë nga Ligji për fjalë.
Ndërsa, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën Anders Wollter, e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.
Ai gjithashtu e njoftoi ministrin se shteti Suedez ka marrë vendim për nënshkrimin e Marrrëveshjes që përmes SIDA-s dhe Agjencionit të Taksave të Suedisë të vazhdojë projektin për Kosovën ” Protax2” deri në vitin 2020, e cila Marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti./arbresh.info/.
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...