Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatave Bujqësore të Kosovës, me të cilët ka diskutuar më hollësisht për të gjitha masat mbështetëse në kuadër të Programit të Pagesave Direkte dhe Programit të Zhvillimit Rural për vitin 2022.
Peci, i njoftoi ata me ecurinë e fazave të hartimit të këtyre programeve, të cilat theksoi se planifikohet që të aprovohen gjatë muajit mars dhe me këtë rast ka shfrytëzuar rastin që përmes këtij takimi t’i njoftojë ata me kohë për të gjitha proceset e këtyre programeve, me qëllim që fermerët të jenë të përgatitur për mënyrat dhe format e përkrahjes në momentin e shpalljes së thirrjeve për aplikim, shkruan arbresh.info.

“Në Programin e Pagesave Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, kemi adresuar politika të përshtatshme bujqësore për të gjithë sektorët dhe aktivitetet bujqësore, për përkrahjen e të cilëve sivjet është rritur mbështetja financiare. Përmes rritjes së përkrahjes dhe politikave të duhura synojmë zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive bujqësore të fermerëve në gjithë territorin e vendit tonë”, tha Ministri Peci, duke shtuar se prioritet kryesor dhe i vazhdueshëm do të jetë rritja e transparencës dhe realizimi me efikasitet i këtyre programeve mbështetëse.
Ministri Peci, gjatë këtij takimi ritheksoi se akterët që përfaqësojnë interesat e bujqve dhe fermerëve do të jenë pjesë e hartimit të politikave bujqësore, duke shtuar se në vazhdimësi programet do të jenë rezultat i kërkesave dhe nevojave të sektorëve që mbështetë Ministria, e të cilët kanë potencial të lartë për zhvillimin ekonomik.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e Shoqatave Bujqësore vlerësuan bashkëpunimin, përkrahjen dhe gatishmërinë e Ministrit për përfshirjen e tyre në të gjitha fazat e hartimit të programeve dhe njëkohësisht e njoftuan atë për sfidat me të cilat po përballen në aktivitetet e tyre bujqësore.
Ndryshe, përfaqësuesit e Shoqatave Bujqësore kanë qenë pjesë e grupeve punuese për hartimin e këtyre programeve vjetore./arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...