Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) përmes një reagimi për media ka theksuar se biznesi me kriptovaluta po dështon në Kosovë në mungesë të ligjeve për të legalizuar dhe mbrojtur këtë sektor financiar virtual, i cili shumë qytetarëve dhe bizneseve u ka sjell përfitime të larta.
“Qeveria e Kosovës mori vendim për të sekuestruar pajisjet për prodhimin e kriptovalutës kinse për të kursyer energji elektrike. Sipas një hulumtimi të AKB-së qytetarët tonë kanë investuar në forma të ndryshme në këtë sektor mbi 10 milionë euro, por përfitimet nga këto investime kapin vlerën mbi 50 milionë euro gjë që përfituesit nuk kanë treguar gatishmëri për të paguar tatim në fitim. Qeveria e Kosovës duhet të përpilon ligje me të qarta për këto investime tash më me trend global dhe t’ua mundësojë qytetarëve këtë biznes legal”, është bërë me dije në reagimin e AKB-së. /arbresh.info
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...