Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar se tre vjet më parë, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë prezantuam bashkë shtesat për nënat lehona dhe fëmijët. ‘
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se që nga atëherë 60 mijë nëna të reja dhe mbi 410 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare kanë përfituar mbështetje nga shteti që përkujdeset për ta, shkruan Arbresh.info.
“Kemi edhe efekte tjera pozitive mbi rezultatet e dobishme të synuara: 100 mijë gra hapën xhirollogari bankare për herë të parë.”, ka shkruar ai.
“Nga premtimi zgjedhor, në zotim programor, shtesat për lehona dhe fëmijë tashmë janë trashëgimi e pakthyeshme e këtij mandati tonë qeverisës.”, përfundoi Kurti./Arbresh.info/
QMF-të me psikologë, fizioterapeutë, logopedë e punonjës soc...
Bilall Kasami dhe Ardita Sinani pjesëmarrës në tubimin e VV-...
Fatmir Gashi i “palëkundur” nga posti i kryetari...
Tirana zyrtare notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin ...
Hamza mobilizon asamblistët e PDK-së: Stop përçarjes dhe sta...
Pas fitores me Evertonin, Tottenham i shpëton rënies nga Pre...