Kreditë e këqija bien në 3,1%

12:45 | 9 Mars 2018

Kreditë jo performuese në vendin tonë gjatë muajit janar kanë rënë në 3.1 për qind, duke shënuar kështu nivelin më të ulët thuajse nga konsolidimi i sektorit financiar e deri më tash.

Në raport me vendet e rajonit Kosova vazhdon të kryesojë për nga përqindja shumë e ulët e kredive jo performuese.

Nëse e bëjmë një kalkulim të thjeshtë del se shuma e kredive joperformuse në bankat kosovare është rreth 75 milionë euro, nga më shumë se 2.4 miliardë euro sa është shuma totale e kredive që kanë lëshuar deri në muajin janar të gjitha bankat që operojnë në vendin tonë. Sipas raportit të BQK-së, shihet se rritja vjetore e kredive është 11.3 për qind e ku nga kjo përqindje për ekonomitë familjare rritja vjetore e kredive është 12.8 për qind, derisa për ndërmarrje është 10.7 për qind, shkruan “Zëri”.

E në anën tjetër, shuma e depozitave deri në këtë kohë ka arritur të jetë mbi 3 miliardë euro e ku për ekonomitë familjare ka një rritje prej 0.9 për qind, derisa për ndërmarrje 13.9 për qind. /Zëri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara