KEDS ka njoftuar se është rritur për 12% konsumi i energjisë elektrike këtë vit në krahasim me periudhën e njëjtë, vitin e kaluar.
Kjo rritje, sipas KEDS vjen si pasojë e nevojës për ngrohje shkaku i temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në Kosovë ditëve të fundit,shkruan arbresh.info.
“Me rënien e temperaturave po rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Rritja e konsumit ka ndodhur që nga fillimi i kësaj jave për shkak të ftohjes së kohës, për çka konsumatorët veçse kanë filluar të ngrohen me rrymë. Kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mundë të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit”, thuhet në njoftimin e tyre.
KEDS bën apel që qytetarët të mos përdorin rrymë për t’u ngrohur, mirëpo të gjejnë alternativa të tjera, sipas mundësive.
“KEDS/KESCO apelojnë te qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, por të gjejnë alternativa tjera aty ku kanë mundësi. Në të njëjtën kohë, qytetarëve u bëjmë thirrje të kursejnë rrymën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë.” /arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...