Instituti për Politika Zhvillimore, ka mbajtur sot, konferencë për media me qëllim prezantimin e komenteve që INDEP ka dërguar në raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), transmeton arbresh.info.
Ekipi Hulumtues i INDEP, Dardan Abazi, Udhëheqës i Hulumtimit dhe Menaxher i Programit, si dhe Liron Gjocaj, Asistent Hulumtues në INDEP prezantuan analizën e propozimit të ZRRE-së, rekomandimin e INDEP me komentet për strukturën e re tarifore të energjisë elektrike dhe çmimet e reja që INDEP propozon për energji dërguar ZRRE-së.

Analiza e INDEP do të dërgohet si pjesë e komenteve në diskutimin publik të organizuar nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Ajo është e ndarë në tre pjesë kryesore.
Në pjesën e parë ne kemi trajtuar strukturën tarifore me blloqe ku kemi shpjeguar pozicionin konsistent të INDEP-it mbi nevojën për vendosjen e bllok tarifave.
Në pjesën e dytë kemi trajtuar propozimin e ZRRE-së ndërsa në pjesën e fundit kemi paraqitur modelin e propozuar nga INDEP. Në fund kemi paraqitur rekomandimet kryesore për ZRRE-në bashkë me të dyja modelet të paraqitura në formë tabelare për të theksuar dallimet mes tyre.
Modeli i propozuar nga INDEP
INDEP duke pasur në rend të parë barazinë e secilit shfrytëzues të energjisë elektrike në Kosovë, duke ditur gjendjen e jashtëzakonshme me furnizim të energjisë dhe vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID-19, propozon që çmimi i energjisë elektrike të rritet me një përqindje më të ulët se sa që ka propozuar ZRRE. Gjithashtu, INDEP përkrahë strukturën tarifore me blloqe, por propozon që kategorizimi të jetë në tre blloqe. Duke shtyrë përpara uljen e konsumit dhe rritjen e masave efiçiente, INDEP propozon masat si në vijim:
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...