Fillimin e vitit 2020, miliarderi Bill Gates e priti me një “falje” shumë të rrallë.
Ai në një artikull të titulluar “Pabarazia në dekadën e ardhshme“, kishte shkruar se hendeku ndërmjet pagave në pesë dekadat e fundit është më i madh.
“Hendeku që ekziston mes Shteteve të Bashkuara ndërmjet pagave më të larta e atyre më të ulëta është shumë më i thellë nga sa ka qenë 50 vjet më parë. Jam tepër i pasur, duhet të paguaj më shumë taksa”, ka thënë themeluesi i Microsoftit, që iu rikthye temës së pabarazisë ekonomike.
“Unë jam gjithashtu në favor të rritjes së taksave për të pasurit dhe mbylljes së hendekut”, shton Gates.
Për Gates, një ankesë e tillë nuk është risi pasi edhe kur sapo kishte hyrë viti i kaluar kishte bërë një reflektim të ngjashëm.
Gates riprodhon me fjalë përllogaritjet numerike të indeksit Gini, i cili tregon se dallimi mes të pasurve dhe të varfërve në Shtetet e Bashkuara ka kapur majat këto dekadat e fundit.
Ai konsideron se reflektimi në këtë moment është i nevojshëm, dhe përpos të tjerash, edhe shumë aktual, duke pasur parasysh “kryqëzatën” që ka nisur kundër pasanikëve të Amerikës pretendentja për kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale, Elizabeth Warren, e cila kërkon taksa më të larta për miliarderët.
Po ashtu, sipas Forumit Ekonomik Botëror, hendeku midis burrave dhe grave, i matur në aspektin e përfitimit ekonomik është ngushtuar gjatë vitit të kaluar, por do të duhet edhe një shekull tjetër për t’u zhdukur. /Telegrafi/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...