Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bruto Produktin Vendor” (BPV) për tremujorin e katër (TM4) 2016, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
BPV në TM4 të vitit 2016 shënon rritje reale për 3.0 për qind në krahasim me TM4 të vitit 2015.
Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: Aktivitetet financiare dhe të sigurimit 23.5 për qind; furnizimi me energji elektrikë, ujë dhe trajtimi i mbeturinave 10.7 për qind; hotelet dhe restorantet 10.5 për qind; bujqësia, gjuetia dhe pylltaria 9.2 për qind; industria nxjerrëse 8.5 për qind; tregtia me shumicë dhe pakicë 6.7 për qind; transporti dhe magazinimi 3.8 për qind; afarizmi me pasuri të patundshme 1.5 për qind; dhe ndërtimtaria 0.7 për qind.
Ndërsa, rënie reale kishte te: administrimi publik 1.4 për qind; industria përpunuese 2.8 për qind; dhe shërbimet e tjera 15.6 për qind.
BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje te: eksporti i mallrave dhe shërbimeve 11.1 për qind; formimi i bruto kapitalit 8.3 për qind; importi i mallrave dhe shërbimeve 3.5 për qind; dhe te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) 1.4 për qind.
Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 2.2për qind./Arbresh.info.
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...