Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare Sokol Havolli, janë takuar me drejtues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,transmeton Arbresh.info.
Në këtë takim është diskutuar rreth planeve që Fondi ka për të ndihmuar bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, përmes skemës së garantimit të kredive.
Po ashtu Guvernatori Mehmeti ka thënë se BQK-ja do të vazhdojë të mbështesë FKGK-në në të gjitha proceset, që do të ndihmojnë në rikuperimin e ekonomisë së prekur nga pandemia COVID-19.
Nga ana tjetër, kryesuesi i Bordit, Rinor Gjonbalaj dhe drejtori i FKGK-së Besnik Berisha falënderuan Guvernatorin Mehmeti për gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të gjithë BQK-së për të ndihmuar këtë institucion.
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo