Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Rushiti ka vdekur sot pasi humbi betejën me koronavirusin.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku.
”Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi”.
”Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz”, ka shkruar Lushtaku, përcjellë Klan Kosova.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e Rushitit.
”Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona”.
Ai në fund ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore për të mbrojtur nga Covid-19.
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë