Vdes 39-vjeçari shqiptar në Itali, nuk ishte vaksinuar dhe u infektua me variantin Delta

22:36 | 2 Shtator 2021

Një shqiptar në Pieve di Soligo të Italisë ka humbur jetën pasi u infektua me variantin Delta të Covid-19. Mediat italiane shkruajnë se viktima është 39-vjeçari Nikolin N., baba i një fëmije. Shqiptari u infektua me variantin Delta të Covid-19. Ndërsa shtypi vendas shkruan se 39-vjeçari nuk ishte i vaksinuar.

Pas infektimit, Nikolin N. u karantinua sipas të gjitha protokolleve mjekësore. Shenjat e para ishin ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë shpejt brenda pak ditëve. Por pavarësisht mjekimit, Nikon N. humbi jetën për shkak të pneumonisë akute.

Dyshohet se 39-vjeçari ishte infektuar gjatë një udhëtimi në Shqipëri. Për ndarjen nga jeta të shqiptari ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Pieve di Soligo.

“Jemi shumë të trishtuar për humbjen e bashkëqytetarit tonë. Ai ishte integruar mirë në komunitet dhe ishte i dashur nga të gjithë. Fakti që vdiq në moshë kaq të re na trishton shumë”, është shprehur Stefano Soldan. /tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara