Rreth 14 mijë raste aktive me Covid-19

07:33 | 8 Prill 2021

Që nga shkurti i vitit të kaluar, kur filloi testimi i qytetarëve për COVID-19, e deri më tash, janë testuar 456 mijë e 664 persona të cilët kishin simptoma të infeksionit ose ishin raste kontakti me të infektuarit.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga numri i përgjithshëm i mostrave të testuara, 93 mijë e 341 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga të gjithë të infektuarit, 1 mijë e 948 kanë ndërruar jetë, ndërsa 79 mijë e 490 të tjerë janë shëruara nga ky virus.

Momentalisht, në Kosovë janë 13 mijë e 903 raste aktive me COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara