Ramos humb ndeshjen me Interin, Zidane rikuperon tre të prekurit nga koronavirusi

07:01 | 20 Nëntor 2020

Kapiteni i Spanjës dhe Realit të Madridit, Sergio Ramos la fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen që “Furia Roja” fitoi 6-0 ndaj Gjermanisë, ndërsa sot u është nënshtruar edhe ekzaminimeve të specializuara mjekësore.

Kështu klubi i Realit njofton se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore dhe ndonëse nuk jep kohën e rikuperimit, duket e pamundur që kapiteni të jetë në fushë të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e Champions-it ndaj Interit.

E si të mos mjaftojë kjo, Zinedine Zidane duhet të “kryqëzojë gishtat” për mbrojtësin tjetër titullar, Raphael Varane, i cili la i dëmtuar ndeshjen mes Francës dhe Suedisë, por ende nuk dihet shkalla e dëmtimit.

Ndërkohë lajm i mirë për Zidane është që ka rikuperuar plotësisht emra si Casemiro, Eder Militao dhe Eden Hazard, që kanë rezultuar negativë në tamponët e fundit dhe nga nesër pritet të stërviten me grupin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara