Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, Zemaj: Nuk do të marrim vaksina nga Serbia e as nga Rusia

11:25 | 4 Mars 2021

Ndonëse është duke u rritur numri i të infektuarve më Covid-19, masat anti-Covid do të vazhdojnë të jenë të njëjta.

Të paktën kështu ka bëre të ditur, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Në një konferencë për media pas takimit më Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19, Zemaj ka kërkuar nga qytetaret dhe bizneset që të vazhdojnë ti respektojnë masat anti-Covid, raporton arbresh.info

Zemaj ka folur edhe për mos ardhjen ende të vaksinave.

“ Sot apelojmë tekë qytetaret të respektojnë dhe të ndërmarrin masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Parandalimi deri tani pati sukses. Të gjithë se bashku ta bëjmë punën sipas legjislacionit në fuqi. Duhet të vazhdojmë më këtë disiplina deri në pritjen e vaksinës. Ata që kanë pas për detyrë të na furnizojnë më vaksina shkurtin  barten në mars andaj duhet të jemi të disiplinuara. Ne e kemi bërë të çart se nuk do  të marrim vaksina nga shteti i Serbisë apo nga Rusia. Ne duhet të vazhdojmë më respektimin e masave anti covid”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara