Nga sot gjermanët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës

14:21 | 11 Tetor 2021

Më shumë se një gjysmë viti testet kundër Coronës ishin falas, tani shumica e tyre duhet të paguhen nga qytetarët gjermanë. Nga 11 tetori hyri në fuqi rregullorja federale, sipas së cilës qytetarët duhet të paguajnë vetë për testet e Coronës. Testet do të vazhdojnë të jenë falas për fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Politika thotë, se do ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi i Coronës për ata që refuzojnë vaksinimin, kur tani ky është i mundur, transmeton arbresh.info.

Edhe bashkitë gjermane e kanë përshëndetur këtë vendim.

“Ne nuk mendojmë, se heqja e testeve falas do të çojë në konflikte serioze sociale”, është shprehur Gerd Landsberg, kreu i Shoqatës së Bashkive dhe Komunave Gjermane, për rrjetin redaksional gjerman, “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara