Mbi katër mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

07:18 | 27 Shtator 2021

5 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë këtij intervali kohor janë testuar 4 mijë e 322 mostra, prej të cilëve kanë rezultuar 77 qytetarë të infektuar me koronavirus.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 696 qytetarë të infektuar nga COVID-19.

Kurse, raste aktive në vendin tonë janë 4 mijë e 176./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara