Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

07:35 | 20 Shtator 2021

Ministria e Shëndetësisë të shtunën në raportin e përditësuar ka bërë të ditur se në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19.

MSh bëri të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 173 raste të reja pozitive, ndërkaq 10 persona vdiqën si pasojë e keqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

Përgjatë 24 orëve u vaksinuan 19 mijë e 193 qytetarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara