Haziri- Qeverisë Kurti: Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni gabim. Rrast gabim!

20:49 | 27 Gusht 2021

Po vazhdojnë kritikat e ashpra të subjekteve opozitare në drejtim të Qeverisë së Kosovës rreth menaxhimit jo të mirë të pandemisë Covid-19.

Nënkryetari i LDK-së dhe kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se nuk është koha e e masave muskulore të kësaj qeverie, por koha për një plan vaksinimi dhe imunizimi, shkruan arbresh.info.

Sipas tij, mbyllja dhe karantinimi nuk janë zgjidhje.

“Nuk është kohë e masave muskulore të kësaj Qeverie, por plani për vaksinim dhe imunizim kolektiv. Ne duam jetë dinamike e zhvillimore për të gjithë dhe imunizimi e garanton këtë. Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni gabim. Rrast gabim”. Është shprehur Haziri./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara