Arrijnë edhe 67,860 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

22:21 | 26 Korrik 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 67, 860 doza të vaksinës Pfizer në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në total 1,679,410 sasinë e vaksinave anticovid në vend.

Tutje Rama tha se kjo sasi e vaksinave Pfizer është siguruar nga financimi i qeverisë shqiptare përmes instrumentit Covax, nga kontrata direkte me kompaninë si dhe nga mbështjetja e Bashkimit Evropian.

Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar 1,148,910 persona.

Lajmet më të lexuara