582 raste aktive me coronavirus në Kosovë

07:53 | 3 Gusht 2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 582.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,266 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 428.818 doza të vaksinës.

Deri më sot mbi 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi po apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, duke vlerësuar se është arma e vetme për të mposhtur pandeminë.

Madje, tashmë në Kosovë është prezent edhe varianti “Delta” i coronavirusit, i cili sipas ekspertëve po përhapet më shpejtë sesa variantet tjera të COVID-19.

Një ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar nga qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për vaksinim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara