39 të vdekur dhe 603 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

19:23 | 22 Prill 2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 39 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 603 raste të reja. Ndërsa, numri i të shëruarve është 641 pacientë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri total i të prekurve nga koronavirusi atje ka arritur në 149,221 persona, ndërsa të shëruar janë 126,234 individë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 4,595 viktima, kurse 18,392 raste janë aktive me COVID-19.

Lajmet më të lexuara