Afër një milionë e gjysmë doza të vaksinës anti-COVID janë dhënë deri më tani

07:50 | 11 Tetor 2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Me dozën e parë janë vaksinuar 823.857 qytetarë. Kurse deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe në Kosovë jepen vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara