Zvicra zgjidhet vendi më i mirë në botë

20:08 | 24 Janar 2018

Zvicra nuk është bërë kryetemë vetëm se por pret Forumin Ekonimik Botëror 2018 në Davos.

Vendi aplin është përgjedhur si “vendi më i mirë në botë” nga raportet e vendeve të mira, i cili bazohet në një studim me mbi 21 mijë elitarë të mirëinformuar, përfshirë edhe udhëheqës të biznesit dhe opinionin publik, transmeton portali arbresh.info

Në raport përfshihen 80 shtete të cilat renditen në bazë të cilësive që konsiderohen të rëndësishme për suksesin e një kombi modern, si ekonomia, cilësia e jetës dhe ndikimi.

Zvicra për të dytin vit me rradhë zë vendin e parë për shkak të shkallës së ulët të papunësisë, ekonominë e qëndrueshme dhe të begatë.

Më poshtë mund të gjeni vendet që renditen si më të mirat, pas Zvicrës:

Kanada

Konsiderohet si një shoqëri industrial e teknologjisë së lartë me një standart të lartë jetese. Vendi që qeveris Justin Trudeau renditet si ndër më të mirat në botë për shkak të kujdesit ndaj qytetarëve dhe arsimit të përballueshëm.

Gjermania

Gjermania është ngritur një pozitë më lartë, në krahasim me vitin e kaluar. Ajo morri këtë pozitë për shkak të fuqisë së saj ekonomike, rritjen e ndikimit në komunitetin ndërkombëtar dhe fuqinë punëtore të pasur.

Britania e Madhe

U rendit në pozitën e katërt, pavarësisht shqetësimeve rreth ndikimit global të vendit pas Brexit. Vendlindja e Shekspirit renditet në këtë pozitë për shkak të ndikimit kulturor, sipërmarrjes dhe fuqisë globale.

Japonia

Kombi aziatik mbetet vendi i pestë më i mirë në botë sipas raportit. Ajo zuri këtë pozitë për shkak të burimeve që jep për qytetarët e saj që duan të fillojnë biznes të ri.

Suedia

Suedia mbeti në vendin e gjashtë. endi skandinav është më i njohur në sferën botërore për angazhimin e saj ndaj të drejtave të njeriut, shërbimit publik dhe qëndrueshmërisë.

Australia

Australia kërceu nga vendi tetë që ndodhej në vitin e kaluar, në vendin e shtatë. Populli i pasur Paqësor ka një produkt të brendshëm bruto të lartë dhe të ardhura për kokë banori.

Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara mbeten kombi më i fuqishëm në botë lidhur me shpenzimet ushtarake dhe ndikimin e politikës së jashtme.

Franca

Franca qëndron në të njejtën pozitë që nga viti i kaluar, në vendin e nëntë. Vendin e Evropës Perëndimore renditet e dyta në ndikimin kulturor dhe i katërti në trashëgimi.

Hollanda

Zuri pozitën e dhjetë këtë vit. Vendi krenohet me një cilësi të lartë të jetës, një ekonomi të qëndrueshme me një tepricë tregtare dhe një industri bujqësore shumë të mekanizuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara