Banka Qendrore Zvicerane rriti normën e saj të interesit me 50 pikë bazë në 1.5 për qind të enjten mes shqetësimeve që janë shfaqur në sektorin bankar.
Rritja e katërt radhazi synon luftimin e presionit të vazhdueshëm inflacionist, thuhet në deklaratën e Bankës Kombëtare të Zvicrës, duke rikujtuar se norma vjetore e inflacionit ishte 3.4 për qind në shkurt.
Ndërsa kolapsi i huadhënësit zviceran Credit Suisse shkaktoi valë tronditëse në tregjet financiare globale, rivali i saj UBS njoftoi se do të blinte Credit Suisse për 3 miliardë franga (3.24 miliardë dollarë) me mbështetjen e qeverisë, shkruan Anadolu.
Për t’u përballur me krizën financiare, Banka Qendrore po siguron sasi të mëdha likuiditeti në franga zvicerane dhe valuta të huaja, thuhet në deklaratë.
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të ...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në...
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Parashikimi i motit për sot
Ngjarjet e planifikuara për sot
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin