Në kantonin zviceran të Ticino, u zbulua fosili më i vjetër i grerëzave në botë nga periudha 239 milionë vjet më parë. Gërmimet zbuluan 248 fosile insektesh, mes tyre edhe mbetjet e kësaj grerëze, raporton Swissinfo.
Zbulimi u bë gjatë gërmimeve paleontologjike nga një ekip nga Muzeu Kantonal i Historisë Natyrore Ticino në qytetin e Luganos, njoftuan sot autoritetet lokale.
Fosilet e gjetura datojnë para dinozaurëve dhe zbulimi dha një pasqyrë të evolucionit të disa grupeve të insekteve pas zhdukjes masive në fund të periudhës Permian, 251 milionë vjet më parë.
Pavarësisht përmasave të vogla nga dy milimetra deri në 2,5 centimetra, fosilet ruhen jashtëzakonisht mirë, falë të cilave mund të studiohen detajet e tyre morfologjike, të cilat japin informacion të rëndësishëm për evolucionin e insekteve./abcnews/
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat që do të ...
Taksistit në Prishtinë ia grabitin 100 euro nën kërcënimin e...
Policia ndalon dy persona në Zubin Potok, dyshohet se hynë i...
Gazeta spanjolle shkruan për Vlorën: Eksploroni perlën e fsh...
21 të vdekur nga një sulm izraelit në një xhami në Gaza
OBSH miraton testin e parë diagnostikues të lisë së majmunit...