“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën”, shkrimi i fundit i Bob Dole në Twitter

18:33 | 5 Dhjetor 2021

Senatori amerikan, Bob Dole, ka vdekur sot në moshën 98-vjeçare.

Dole shkrimin e tij të fundit në rrjetin social Twitter e pati kushtuar Kosovës.

Ai i kishte njoftuar ndjekësit e tij për një takim virtual që do të realizohej kushtuar Kosovës.

“Nesër do të jetë një program virtual tërheqës dhe emocionues. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kosovën,” ka shkruar Dole. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara