Të paktën pesë persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani.
Inspektorati i Përgjithshëm për Situatat e Emergjencave në këtë vend ka thënë se shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje herët të martën në fshatin Tohani në qarkun e Prahovës.
Në deklaratën e lëshuar nga ky inspektorat, thuhet se kur filloi zjarri në bujtinë po qëndronin 26 persona.
Rreth mesditës, autoritetet e urgjencës konfirmuan vdekjen e pesë viktimave dhe dërguan ekipet e kërkim-shpëtimit për të gjetur disa persona të zhdukur.
Autoritetet e urgjencës thanë gjithashtu se 18 persona arritën t’i shpëtonin zjarrit dhe dy prej tyre po trajtoheshin për djegie.
Rreth orës 12:45, zjarri është shuar, ndërsa autoritetet kanë vijuar kërkimet për personat e zhdukur.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin./abcnews.al
Tragjike në Alpet e Francës: Tre persona humbin jetën nga or...
Estonia uron Kosovën për 17 shkurt: Vazhdojmë forcimin e bas...
Zelensky: Populli ukrainas nuk do ta pranojë një marrëveshje...
Vengu: Lama, kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Ko...
Shënoi gol spektakolar, Vini fyhet në baza racore nga tifozë...
Raportohet për mbi 50 aeroplanë luftarakë amerikanë drejt Li...