Zjarrfikësit janë duke u përballur me vështirësi për të ndaluar zjarret që në mënyrë të shpejtë kanë përfshirë një pjesë të vendit në Kaliforninë Veriore.
Të paktën 44 mijë hektarë toke janë përfshirë nga zjarri, kanë deklaruar zyrtarët, transmeton portali arbresh.info
Ata kanë theksuar se njerëzit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre rreth orës 3:00 të mënngjesit, sipas kohës lokale, ndërsa zjarrëfikësit dhe zyrtarët lokalë janë duke punuar për t’u përballur me zjarrin.
Më shumë se 50 shtëpi janë djegur për shkak të zjarrit në Napa, tha ha shefi i zjarrit i Qarkut të Napa Barry Biermann. Komplikimi i përpjekjeve të zjarrfikësve është lagështia e ulët dhe mungesa e burimeve, shtoi ai.
Dyshohet se erërat e fuqishme kanë përhapur zjarrin, duke shkaktuar panik te banorët./arbresh.info/

Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër