Zjarr i madh në Romë

13:44 | 3 Tetor 2021

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë dhe pjesërisht ka shkatërruar Ponte Di Ferro, anijen e hekurt industriale që lidh dy rajonet e Romës, Ostinezen me Trasteveren.

Zjarri shpërtheu mbrëmë pak pas mesnatës, kurse zjarrfikësit italianë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin rreth orës 2, raporton agjencia Ansa. Zona e urës industriale është qendra e jetës së natës në Romë, transmeton Telegrafi.

Sipas informacioneve të para nuk ka viktima, e sipas disa dëshmitarëve – zjarri shpërtheu në barakat e të pastrehëve që gjenden nën urë, ku më pas u zgjerua zjarri dhe përfshiu restorantet dhe baret që janë afër. Madje nuk është hedhur poshtë mundësia që një defekt elektrik të kenë qenë shkak i shpërthimit të zjarrit.

Zjarri shkatërroi edhe infrastrukturën e gazit, duke bërë që autoritetet ta ndërprenë furnizimin përkohësisht për arsye sigurie. Kryetarja e Romës, Virginia Raggi, ka vizituar vendin ku ka shpërthyer zjarri – nga ku bëri të ditur se është e rëndësishme që nuk ka viktima në njerëz, por se sipas saj është e trishtueshme të shohësh shkatërrimin e një pjesë të historisë.

Në zjarr është shkatërruar një pjesë e urës mbi lumin Tevere, e ekspertët duhet të përcaktojnë nëse pjesa e shembur mund të riparohet apo duhet ndërtuar ura e re. Kujtojmë që kjo urë ishte ndërtuar në vitin 1863.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara