Olaf Scholz ka reaguar lidhur me fitoren e Donald Trump pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Ai thekson se me fitoren e Trump gjithçka do të jetë shumë më ndryshe, ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë për të ruajtur lidhjen transatlantike.
“Donald Trump po merr detyrën në një kohë krize dhe sfidash të mëdha. SHBA dhe presidenti i saj gjithmonë luajnë një rol qendror në trajtimin e tyre, prandaj zgjedhjet në SHBA kanë gjithmonë pasoja përtej kufijve kombëtarë”, tha Scholz duke shtuar se për Gjermaninë është me rëndësi të vazhdojë të përdorë kanalet e komunikimit me Uashingtonin./abcnews.al/
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...